Partizani ngec në Laç, Zeka nuk mjafton për "të kuqtë"

Nga A2 CNN
16 Shtator 2024, 18:00 | Futboll

Partizani ngec në Laç, Zeka nuk mjafton për "të

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Laçit dhe Partizanit, me ekipet që ndajnë nga 1 pikë.

Një përballje mjaft e luftuar mes dy skuadrave, ku të kuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Agim Zekës, shkruan A2.

Sulmuesi i kryeqytetasve gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 80, por festa e “demave” zgjati pak, pasi në minutën e 86 ishte Leo Ballhysa që ktheu baraspeshën në Laç.

Me rezultatin 1-1 u mbyll kjo sfidë dhe pas këtij takimi Partizani shkon në kuotën e 8 pikëve dhe mban vendin e tretë në tabelën e klasifikimit, ndërsa Laçi mbetet i fundit me 3 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos