Këtë të mërkurë, do të luhet Superkupa e Shqipërisë, e 30-ta në histori. Egnatia, si fituese e Kupës, dhe Partizani, si fitues i kampionatit, përballen në një ndeshje shumë të fortë për trofeun e parë të sezonit 2023/2024.
Dy ekipe rivale dhe pretendente kryesore për titullin do të matin forcat në “Arenën Kombëtare”. Vlerësim maksimal ka pasur nga të dyja ekipet, të cilat kanë ambicie që këtë sezon të fitojnë gjithçka. Partizani vjen pas 6 barazimeve radhazi në kampionat, megjithatë historia në Superkupë flet vetëm për të. “Demat” kanë luajtur tri finale dhe e kanë fituar dy herë trofeun e Superkupës, ndërsa Egnatia, pasi shkroi historinë me fitimin për herë të parë të Kupës së Shqipërisë, do të kërkojë këtë herë të bëjë për vete një tjetër trofe.
Finalja e Superkupës Partizani-Egnatia luhet sot, duke nisur prej orës 19:00. (A2 Televizion)