Faza e fundit e Superligës shqiptare nis, këtë fundjavë, me ndeshje interesante. Partizani i Orges Shehit kërkon fitoren e tretë radhazi në kampionat teksa përballë kanë Teutën e Edi Martinit.
Ekipi i kuq bënë llogaritë pa Prekën, Mehmetin, Mensah dhe Bytyçin, ndërsa në dyshim është Skuka.
Nga ana tjetër, durrsakët duke parë pozitat e klasifikimit janë të dënuar për të fituare dhe pse detyra do të jetë e vështirë.
Mungesë e sigurt është kapitenit Ledio Beqja, i cili është i skualifikuar me kartonë dhe sulmuesi Rodrigo Faust është në dyshim, ndërsa rikthehen Realdo Fili, Matias Lloci, Ergys Peposhi, dhe Ergis Arifi. Takimi nis në orën 17:00. (A2 Televizion)