Anteo Osmanllari dhe Franc Lala janë dy futbollistët më të rinj të Partizanit. Lajmin e ka zyrtarizuar klubi i kuq me anë të një postimi ku njoftoi se ka arritur marrëveshjen me dy lojtarët.
Si Osmanllari, ashtu edhe Lala, kanë qenë dhe më parë pjesë e kryeqytetasve dhe pas eksperiencave që morën në klubet e tjera të Superiores, rikthehen në shtëpinë e kuqe.
Sezonin e kaluar Osmanllari ishte pjesë e Erzenit, ndërsa Lala vjen nga Kukësi. Dy mbrojtësit mund të jenë një alternativë e mirë në prapavijë edhe për javën e parë të sezonit.
Partizani luan ndaj Vllaznisë të hënën, në orën 20:00, në Arenën e Demave. (A2 Televizion)