Pas faljes së Acerbit, reagon Jesus : E trishtë kur dëgjon se nuk ka prova, do të apeloj vendimin

Nga A2 CNN
28 Mars 2024, 17:20 | Futboll

Pas faljes së Acerbit, reagon Jesus : E trishtë kur dëgjon se nuk

Edhe pse beri ofendime raciste ndaj Huan Jesus, Mbrojtësi i Inter Francesko Acerbi i shpëtoi 10 javëve skualifikim dhe do të jetë sërish në dispozicion të teknikut Simone Inzaghi si dhe Luciano Spalletti përpara Kampionatit Evropian në Gjermani.

Kjo për shkak se Gjykatësi Sportiv nuk i konsideroi provat të mjaftueshme për të dënuar apo akuzuar mbrojtësin italian.

Pas kësaj reagim kishte dhe nga mbrojtësi Huan Zhesus që shprehu keqardhjen e tij. "E trishtë kur dëgjon se nuk ka asnjë provë që kam qenë viktimë e racizmit gjatë ndeshjes Inter- Napoli. Sinqerisht nuk e kuptoj se si fraza ‘largohu zezak apo je thjesht një zezak…’ mund të mos jetë fyese, por si, asgjë nuk mund ta pengojë Huan Zhesusin të kërkojë të drejtën e tij në institucione të tjera., tha mes të tjerash mbrojtësi i Napolit.

Ai gjithashtu theksoi se kjo çështje do t’i kalojë prokurorisë së përgjithshme duke e akuzuar penalisht Açerbin për fyerje dhe diskriminim racor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos