Manchester City i dha leksion futbolli Juventusit në Botërorin e Klubeve. Në ndeshjen e fundit të grupit G, ekipi i Pep Guardiolës mundi 5-2 skuadrën italiane për të marrë vendin e parë në grup.
Anglezët dominuan nga fillimi në fund duke shënuar me Doku, Kalulu (autogol), Haaland, Foden dhe Savinho, shkruan A2.
Golat për Juventusin u shënuan nga Koopmeiners dhe Vlahovic, të cilët e zbutën paksa humbjen me goleadë.
Një tjetër humbje e rëndë për ekipet italiane në arenën ndërkombëtare, që vjen gati një muaj pasi Interi u poshtërua 5-0 nga PSG në finalen e Champions League. (A2 Televizion)