
Pep Guardiola do i japë lamtumirën Manchester Cityt.
Lajmi është dhënë nga "Daily Mail", që e ka bërë fakt të kryer lamtumirën e teknikut spanjoll pas 10 viteve në krye të klubit anglez, shkruan A2.
Guardiola do të drejtojë edhe dy ndeshjet e radhës të City në kampionat, para se të mbyllë përfundimisht aventurën e tij.
Mendohet se Enzo Maresca do të jetë zëvendësuesi i tij te "Citizens". Italiani ka qenë dikur asistenti i Guardiolës, para se të largohej për të nisur karrierën si trajner i parë.
(A2 Televizion)