Deklaratat e para të Maran si trajner kuqezi: Dua një ekip agresiv, ta kemi vetë lojën në dorë

Nga A2 CNN
19 Maj 2026, 10:22 | Futboll

Deklaratat e para të Maran si trajner kuqezi: Dua një ekip agresiv, ta

Sylvinho u largua sot nga Kombëtarja dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur menjëherë pasardhësin e tij. 

Bëhet fjalë për italianin Rolando Maran, i cili në deklaratat e tij të para si trajner i Shqipërisë, premtoi se karakterin e popullit shqiptar dhe dashurinë për kombin, do të përpiqet ta transmetojë në fushë.

“Për mua është një angazhim moral dhe jam i emocionuar sepse e ndjej shumë këtë mision”, tha Maran, shkruan A2.

“Më pëlqen të kem një ekip agresiv dhe që të bëjë lojën. Kjo është ADN-ja ime, duam të jemi vetë ata që të kemi lojën në dorë”, shtoi Maran.

Më tej, trajneri italian theksoi se shumë lojtarë të ekipit kuqezi i njeh sepse ka parë shumë ndeshje të Shqipërisë.

"Kam folur me De Biazin, përderisa është një mik i mirë, është një trajner që e vlerësoj shumë për atë që ka dhënë. Më ka dhënë disa indikacione që i vlerësoj. Janë mundësitë për të arritur objektivat, nuk do të jetë e thjeshtë, por mund t' ia dalim. Me ato që ju keni, ne kemi mundësi për të bërë më tepër edhe ndaj skuadrava që mund të jenë më të forta në letër, të arrijmë objektivin për të qenë në krye", deklaroi Maran.

Ndërsa kreu i FSHF-së, Armand Duka, theksoi se mendon se ka bërë zgjedhjen e duhur për pankinën kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos