Largohet Sylvinho: Zemra rreh fort! Ju falënderoj të gjithëve

Nga A2 CNN
19 Maj 2026, 10:14 | Futboll

Largohet Sylvinho: Zemra rreh fort! Ju falënderoj të gjithëve

Ish-trajneri i Kombëtares, Sylvinho, i dha lamtumirën skuadrës kuqezi duke folur për pak minuta në konferencën për mediat ku u prezantua pasardhësi i tij, Rolando Maran.

“Janë minuta ku zemra rreh fort. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, ju falënderoj vërtet shumë”, tha braziliani, përcjell A2 CNN.

“Falënderoj edhe Presidentin Duka për besimin. Dhe më shumë se 100 vetë që punojnë në federatë, të gjithë e dinë shumë mirë se çfarë kemi bërë. Falënderoj gjithë stafin teknik dhe të gjithë futbollistët me të cilët kemi bërë një udhëtim të shkëlqyer dhe sigurisht tifozët e pasionuar. Mister, urime për të ardhmen, uroj gjithë të mirat për skuadrën. Faleminderit shumë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos