
Sylvinho nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare.
Sot, në orën 10:00, Federata Shqiptare e Futbollit do të prezantojë edhe trajnerin i ri që do të pasojë brazilianin në këtë detyrë, shkruan A2.
52-vjeçari mori drejtimin e Kombëtares më 2 janar të vitit 2023. Në 34 ndeshje, braziliani regjistroi 15 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje.
Arritja e tij më e madhe në këtë eksperiencë me kuqezinjtë ishte kualifikimi në Europianin e vitit 2024, ndërsa ishte shumë pranë një tjetër objektivi madhor si Kupa e Botës, por skuadra e tij u ndal nga Polonia në gjysmëfinalet e "play-off"-it.
Shqipëria do të luajë dy miqësore në muajin qershor, përballë Izraelit më 3 qershor dhe Luksemburgut më 6 qershor.
(A2 Televizion)