
Ditën e sotme, në orën 06:00 luhet në stadiumin ‘Air Albania’ ndeshja e Kombëtares shqiptare me Anglinë.
Atmosfera në Tiranë është elektrizuar para kësaj sfide, ku mijëra tifozë me simbolet kuqezi dhe me këngë patriotike i janë drejtuar stadiumit, në mbështetje të Kombëtares.
Kujtojmë se në ndeshjen me Andorrën, Kombëtarja shqiptare ja doli të triumfonte me rezultatin 0-1, duke arritur që të bëhet pjesë e fazës së PalyOff-it të Botërorit.
Kjo ishte një arritje e madhe për Kombëtaren shqiptare, e cila nuk kishte arritur kurrë më parë në këtë fazë, shkruan A2 CNN.
Më herët, Kombëtarja shqiptare korri fitore edhe në stadiumin e Leskovacit kundër Serbisë, duke arritur një fitore 0-1, me golin e shënuar nga Rey Manaj. (A2 Televizion)
