
Sot në orën 18:00 në “Air Albania” luhet Shqipëri – Angli, duel që vlen për kualifikueset e Grupit K të Kupës së Botës 2026.
Kjo sfidë është e fundit për të dyja skuadrat, që i kanë përmbushur objektivat. Anglia, si e para e grupit ka marrë biletën për në fazën finale të Botërorit 2026, që do zhvillohet verën që vjen në Amerikën e Veriut.
Nga ana tjetër, ekipi ynë do jetë pjesë e fazës play-off dhe më 20 nëntor do mësojë rivalin për gjysmëfinalen që do luhet më 26 mars 2026.
Arritja historike e Shqipërisë në play-off dhe përballja pa objektiva pritet të jetë më shumë një “miqësore luksi”, me 22 mijë tifozë që do jenë në stadium.
Festa pritet të jetë kuqezi, ndërsa në impiant do ketë edhe tifozë të “Tre Luanëve”. (A2 Televizion)
