Altin Dumani ‘kapet mat’ në Air Albania, tifo për Kombëtaren në ndeshjen kundër Anglisë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2025, 18:29 | Futboll

Altin Dumani ‘kapet mat’ në Air Albania, tifo për

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, është filmuar në stadiumin ‘Air Albania’, teksa ndjek ndeshjen e Kombëtares Shqiptare me Anglinë.

Ndeshja e ditës së sotme me Anglinë në stadiumin ‘Air Albania’ është e vlefshme për eleminatoret e Botërorit 2026, shkruan A2 CNN.

Ndeshja nisi në orën 18:00, pasi u këndua himni kombëtar i të dy skuadrave, i cili elektrizoi atmosferën mes tifozëve.

Kuqezinjtë kanë prerë biletën për në Play Off, ndërsa “3 Luanët” kanë siguruar botërorin prej kohësh, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se ditën e enjte, Kombëtarja shqiptare mori një fitore me shumë vlerë përballë Andorrës me rezultatin 0-1, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos