
Anglia duket se nuk do të zbresë në fushë kundër Shqipërisë e relaksuar të dielën pasdite, edhe pse ka siguruar tashmë kualifikimin për në Kupën e Botës. Nëse skuadra e Tomas Tuchel fiton dhe arrin të ruajë të paprekur portën, atëherë do të bëhet e para në Europë që luan 6 takime kualifikuese dhe i fiton pa pësuar gol, shkruan A2 CNN.
Gjithashtu, një fitore kundër kuqezinjve, do ta fuste Angliunë një një grup shumë ekskluziv, me vetëm 3 skuadra të tjera, që kanë fituar të gjitha ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Më parë këtë e ka bërë Gjermania 2 herë, në kualifikueset e 1982 dhe 2018, si dhe Spanja e Holanda në kualifikueset e Botërorit 2010, ku më pas të dy skuadrat ishin finaliste.
“E di që jemi kualifikuar dhe Shqipëria është një playoff, por ende nuk kemi pësuar gol dhe mendoj se është motivim i madh. Do të ishte speciale të mbyllnim kualifikueset pa pësuar gol”, tha kapiteni i Anglisë, Harry Kane, në një konferencë për mediat në Tiranë. “Gjithashtu duam të tregojmë nivelin tonë më të mirë dhe nëse e bëjmë, mendojmë se mund të mposhtim këdo në botë, nuk ka rëndësi kundërshtari që kemi përpara”.
Vetë Kane është duke kaluar një sezon të shkëlqyer me Bayern Munchen, diçka që do ta vërë në shërbim të Kombëtares së “3 Luanëve”. “Deri tani gjithçka ka shkuar mirë. Kjo është ndeshja e fundit për këtë vit me fanellën e Anglisë dhe është e rëndësishme të fitojmë”, shtoi ai. (A2 Televizion)
