'Thyhet' mbrojtja e Kombëtares, Anglia i shënon gol Shqipërisë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2025, 19:36 | Futboll

'Thyhet' mbrojtja e Kombëtares, Anglia i shënon gol

Anglia ka kaluar në avantazh ndaj Kombëtares shqiptare, me golin e futbollistit Harry Kain.

Kombëtarja shqiptare arriti ta përballonte mirë presionin e Anglisë gjatë pjesës së parë, por mbrojtja vendase 'u thye' në pjesën e dytë.

Sfida e cila filloi në orën 18:00, luhet në stadiumin ‘Air Albania’ në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, shkruan A2 CNN.

Kuqezinjtë kanë prerë biletën për në Play Off, ndërsa “3 Luanët” kanë siguruar botërorin prej kohësh, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se ditën e enjte, Kombëtarja shqiptare mori një fitore me shumë vlerë përballë Andorrës me rezultatin 0-1, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos