Ekipi i Tiranës vijon me afrimet e reja në skuadër për sezonin e ri futbollistik, pas largimeve të bujshme nga klubi, për shkak të mos arritjes së objektivave në kampionatin e fundit, dhe pakënaqësisë së drejtuesve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale klubi kryeqytetas bën me dije se ka arritur të sigurojë shërbimet e qendërmbrojtësit, Mahamadou Dembele.
25-vjeçari francez është një prodhim i akademisë së PSG-së, teksa ka luajtur me skuadra si Salzburg, Troyes e Sitard. Dembele ka qenë gjithashtu pjesë kombëtares së Francës, që nga U16 deri në U21. (A2 Televizion)