Katër milionë euro është çmimi për të cilin portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, mund të shitet në merkaton e kësaj vere.
Anglezët e Brentford kanë fiksuar çmimin për gardianin e portës, teksa ofertat nuk mungojnë. Strakosha, siç përflitet prej disa ditësh, është në radarët e klubeve të Seria A, me Fiorentinën që ka bërë hapa konkret për 29-vjeçarin.
Violët janë duke e konsideruar seriozisht portierin shqiptar, pasi Strakosha e njeh mjaft mirë futbollin italian.“Corriere dello Sport” konfirmon interesimin e skuadrës italiane dhe në të njëjtën kohë zbulon se Brentford kërkon 4 milionë euro për ta lënë Strakoshën të largohet nga Londra. (A2 Televizion)