U largua nga Tirana, Abazaj rikthehet në Turqi

Nga A2 CNN
3 Korrik 2024, 20:04 | Futboll

U largua nga Tirana, Abazaj rikthehet në Turqi

Kristal Abazaj është rikthyer në futbollin turk pas aventurës me skuadrën e Tiranës me të cilët përfundo kontratën me mbylljen e sezonit.

Abazaj, tashmë në moshën 27-vjeçare, është zyrtarizuar te skuadra e kategorisë së dytë Ankara Keçiörengücü. Klubi turk i ka uruar mirë se ardhjen futbollistit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kjo do të jetë hera e dytë për Abazajn në futbollin turk, pasi kaluar 3 sezone me skuadrën e Istanbulspor AS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos