Performancë legjendare e Valverdes, shkatërron i vetëm City-n e Guardiolës

Nga A2 CNN
12 Mars 2026, 08:30 | Futboll

Performancë legjendare e Valverdes, shkatërron i vetëm City-n e

Real Madrid mposhti 3-0 Manchester Cityn, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në çerekfinalet e Champions League.

Federico Valverde ishte heroi i madrilenëve me 3 gola të realizuar në pjesën e parë, duke marrë mbi shpinë ekipin në mungesë të Kylian Mbappe të dëmtuar, shkruan A2.

City u duk tepër i brishtë për të parandaluar furinë e kapitenit të Realit, madje mund të kishte pësuar edhe golin e katërt në pjesën e dytë, por Vinicius Junior nuk realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Ky rezultat bindës vjen për Realin në një moment delikat, kur ekipi i Alvaro Arbeloas po përballet edhe me mungesat e Bellingham, Ceballos, Militao, Carreras, Alaba dhe Rodrygo, përveç asaj të Mbappe.

është një inkurajim i madh për Real Madridin, i cili kohët e fundit ka pasur disa luhatje në formë, por trajneri Alvaro Arbeloa e di se puna ende nuk ka përfunduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos