“Kam 18 vite që agjëroj. Kam nisur që 11 vjeç. Ka qenë një ndjesi e mirë që më ka shoqëruar që në atë kohë”.
Kështu u shpreh gazetari Merin Maçi për “Dita Jonë” në A2CNN.
Ai tregon që ka pasur raste që ka hapur iftarin edhe në vendngjarje, kur ka pasur lajme nga kronika.
“Nuk është problem, nuk ka ndodhur shpesh të hapja kështu iftarin. Por, ka qenë një vend ndryshe. Nuk më ka penguar aspak në punën time”, tha gazetari.
“E kam mbajtur edhe kur temperaturat kanë qenë shumë të larta”, tha më tej Merin Maçi. (A2 Televizion)