“Nuk mund ta lejoj të më lëndojë më”, gazetarja tregon përmbajtjen e letrës së 25-vjeçares së ndjerë

Nga A2 CNN
12 Mars 2026, 09:45 | Kronikë

Gazetarja Aida Topalli, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, dhe detaje nga letra e 25-vjeçares që dyshohet se konsumoi fotoksinë si pasojë e dhunës nga partneri i saj.

“Një tjetër ngjarje e rëndë, e cila vjen pas disa të tjerave të ngjashme të ndodhura në vendin tonë viteve të fundit. Xhuana Nikolli ka qenë e martuar më herët me personin e shpallur në kërkim aktualisht nga blutë e Tiranës pikërisht për veprën penale të dhunës në familje, por edhe atë të shkaktimit të vetëvrasjes. Ata të dy njiheshin që në moshën të vogël, pra që në gjimnaz, ishin lidhur me njëri-tjetrin dhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë verën e kaluar, martesë e cila zgjati vetëm tre muaj dhe më pas erdhi një divorc. Nuk e di nëse divorci ka përfunduar si procedurë, por megjithatë ka pasur një ndarje të çiftit për shkak të dhunës së vazhdueshme të ushtruar, të paktën nga ajo se çfarë kanë deklaruar në Komisariat familjarët. Ka pasur një dhunë të vazhdueshme të ushtruar në drejtim të 25-vjeçares nga ish-bashkëshorti i saj. Por, çfarë ka ndodhur të hënën? Vajza jetonte në Tiranë, së bashku me shoqen e saj në një banesë me qira në zonën e ish-Fushës së Aviacionit dhe të hënën pasdite, ish-bashkëshorti i saj ka ardhur nga jashtë vendit, ka telefonuar ish-bashkëshorten dhe janë takuar. Takimi ka zgjatur deri rreth orës 3:00 të mëngjesit. Kur është kthyer në banesë 25-vjeçarja, shoqja e saj ka deklaruar përpara grupit hetimor se Xhuana është kthyer në banesë me shenja të dukshme dhune në fytyrë dhe në trup”, tregon gazetarja.

“Paraditen e të martës i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë dhe duke lënë edhe një letër për familjarët. Aty ka një fjali që të dhemb shumë, një fjali ku thotë: “Nuk mund ta lejoj të më bëjë më shumë dëm sesa më ka bërë”. Pra, duket se kjo 25-vjeçare e mbyllur në atë qarkun e dhunës ka menduar që nuk ka zgjidhje tjetër. Pra, ka menduar që nëse do të vazhdonte të ishte gjallë, do të vazhdonte të dhunohej sistematikisht nga ish-bashkëshorti i saj, edhe nëse ishin të ndarë”, shtoi gazetarja.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos