Antonio Conte, pas humbjes turpëruese 6-2 ndaj PSV Eindhoven në Champions League, pranoi hapur vështirësitë e Napolit këtë sezon.
“Këto situata nuk ndodhin rastësisht. Duhet të mësojmë nga kjo disfatë. Sezonin e kaluar fituam një kampionat të jashtëzakonshëm, por këtë sezon kemi 9 lojtarë të rinj për t’u integruar dhe ky është një proces që do kohë", deklaroi Conte, shkruan A2.
“Do të jetë një vit i vështirë sepse duhet të rikrijojmë alkiminë e grupit. Kam shumë besim, por duhet punë, durim dhe sakrificë”, shtoi trajneri italian.
Sipas Contes, ekipi afroi shumë lojtarë në merkato sepse kishte nevojë për më shumë futbollistë për të përballuar sezonin me 3 kompeticione.
"Por, këto ndryshime kërkojnë kohë.", shtoi më tej Conte. (A2 Televizion)