Një natë spektakolare është mbyllur në Champions League. Barcelona, PSG, Arsenal, PSV dhe Inter regjistruan fitore të thella, duke e kthyer këtë të martë në një festival golash.
Në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, Fermín López shkëlqeu me hat-trick në fitoren 6-1 të Barcelonës ndaj Olympiacosit, duke e çuar në tetë ndeshje rekordin perfekt të katalanasve në shtëpi kundër ekipeve greke. Sulmi i drejtuar nga López dhe Rashford dominoi nga fillimi deri në fund, ndërsa mbrojtja greke u dorëzua pa rezistencë.
Në Londër, Arsenali regjistroi fitoren e 100-të në historinë e Champions-it me një 4-0 të pastër ndaj Atlético Madridit, falë një pjese të dytë të furishme. Gabriel dhe Rice ishin protagonistët e një suksesi që i mban “Topçinjtë” në krye të grupit me formë perfekte, shkruan A2 CNN.
Spektakli më i madh erdhi në Gjermani, ku PSG tronditi Leverkusenin me shifrat 7-2, në një ndeshje me dy kartonë të kuq dhe gola nga çdo cep fushe. Kvaratskhelia, Doué dhe Pacho ishin në superformë për parizienët, që regjistruan vetëm fitoren e tretë në 11 ndeshjet e fundit ndaj gjermanëve.
Në Eindhoven, PSV shkëlqeu me një 6-2 ndaj Napolit, duke përmbysur gjithçka pas një fillimi të vështirë. Goli i vetë i Buongiornos dhe shpërthimi i Saibarit e çuan skuadrën holandeze drejt fitores më bindëse të edicionit.
Ndërkohë, në Belgjikë, Interi i Cristian Chivut mposhti Royale Union Saint-Gilloise 4-0. (A2 Televizion)