“Përplasje” shqiptarësh në Champions League Aziatike, Lushkja mposht Manajn

Nga A2 CNN
21 Tetor 2025, 09:12 | Futboll

“Përplasje” shqiptarësh në Champions League Aziatike,

Tre futbollistë shqiptarë janë përballur me njëri-tjetrin ditën e djeshme, në Champions League-n e Azisë.

Bëhet fjalë për Rey Manaj, Feta Fetai dhe Regi Lushkja, shkruan A2.

Al Sharjah i Manajt dhe Fetait luajti kundër Traktorit të Regi Lushkjes dhe ky i fundit ka qenë protagonist absolut që në minuta e parë të takimit.

Në minutën e 8 dhe 11 të ndeshjes, Lushkja shënoi dy gola për ekipin e tij.

Ndeshja përfundoi 5-0 për Traktorin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos