Bayern Munchen dhe trajneri Vincent Kompany kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e tij edhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2029, njoftoi të martën klubi gjerman, përcjell A2 CNN.
Belgu, i cili mori drejtimin e skuadrës vitin e kaluar me një marrëveshje fillestare deri në vitin 2027, fitoi titullin kampion në sezonin e tij të parë dhe aktualisht Bayern kryeson Bundesligën me shtatë fitore në shtatë ndeshje.
Bavarezët, të cilët do të presin Club Brugge në Champions League të mërkurën, kanë fituar të gjitha 11 ndeshjet në të gjitha kompeticionet deri tani, duke shënuar një fillim perfekt të sezonit.
Kompany e nisi karrierën e tij si trajner me skuadrën belge Anderlecht, përpara se të kalonte dy vite tek Burnley, me të cilët fitoi ngjitjen në Premier League, por nuk arriti t’i mbante në elitë, përpara se të transferohej në Bavari. (A2 Televizion)