U kualifikuan në Botëror, Arabia Saudite "mbulon me ar" futbollistët

Nga A2 CNN
21 Tetor 2025, 14:56 | Futboll

U kualifikuan në Botëror, Arabia Saudite "mbulon me ar"

Qeveria e Arabisë Saudite ka shpërblyer futbollistët e saj pas kualifikimit historik në Kupën e Botës.

Çdo lojtar dhe anëtar i stafit teknik do të marrë mbi 1 milionë euro, shkruan A2, pasi Arabia Saudite siguroi kualifikimin për Botërorin pas barazimit pa gola kundër Irakut.

Ministri i Sportit i vendit arab konfirmoi se shpërblimet do të jepen brenda 30 ditëve nga përfundimi i kualifikimeve, duke theksuar se ky është një motivim për ta përfaqësuar denjësisht vendin në Botëror.

Kujtojmë se në Botërorin e vitit 2022, të zhvilluar në Katar, Arabia Saudite tronditi botën duke mposhtur Argjentinën në ndeshjen e parë të grupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos