Pau Cubarsi, një nga talentet e reja të Barcelonës, ka pësuar një dëmtim të frikshëm në Beograd, në ndeshjen ndaj Crvena Zvezda.
Ai mori një goditje me takë në fytyrë, duke u detyruar të braktisë përballjen.
Mjekët i bënë 10 të qepura për të mbyllur plagën e shkaktuar.
Barcelona, pas ndeshjes, postoi fotot e futbollistit të ri duke shkruar: "Plagë lufte".
(A2 Televizion)