Përveç Redon Xhixhës, mbrëmjen e të martës zbritën në fushë dhe 4 futbollistë të tjerë shqiptarë që siguruan një vend në fazën “play-off” të Champions League.
Lila e Edon Zhegrovës eliminoi Fenerbaçen me rezultatin e përgjithshëm 3-2. nNjë autogol në minutën e '91 kaloi në avantazh ekipin e Murinjos. Skuadra franceze mbeti me një lojtar më pak, por nuk u dorëzua.
Katër minuta nga fundi, fitoi një penallti që e kthye në gol nga amerikani David, duke vulosur eliminimin e Fenerbaçes.
Edhe Sparta e Pragës me Qazim Laçin, Ermal Krasniqin dhe Indrit Tucin u kualifikuan në play off-in e Champions League pasi fituan 3-2 ndaj rumunëve të FCSB. Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen në datën 20 gusht. (A2 Televizion)