Redon Xhixha është bërë sërish protagonist me Karabakun në Champions League. Shqiptar realizoi ndaj Ludogorets në kohën shtesë dhe arriti të kualifikojë ekipin në fazën e play off-it.
Pasi fitores 2-1 të bullgarëve në sfidën e parë, ndeshja shkoi me shtesë pasi 90 minuta që u mbyllën me shifrat 3-2 në favor të azerëve. Në shtesë, Karabak shënoi shpejt golin e katërt, ndërsa në fillimin e shtesës së dytë, në fushë u aktivizua Xhixha që realizoi dhe dërgoi shifrat në 5-2 në favor të azerëve.
Karabaku vijoji spektaklin pasi shënoi dhe dy here të tjera dhe mbylli ndeshjen me fitoren 7-2 . Kaq mjaftoi që të marri një biletë për play-off-in e Ligës së Kampioneve ndërsa siguron dhe të paktën grupet e Europa League. (A2 Televizion)