Poker golash, Milani me një këmbë në çerekfinale të Europa League

Nga Erald Kodhelaj
8 Mars 2024, 12:51 | Futboll

Poker golash, Milani me një këmbë në çerekfinale

Milani fitoi 4-2 përballë Slavias së Pragës, në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Europa League. Kuqezinjtë vuajtën në raundin e parë të duelit me eliminim direkt, por në fund festuan.

Episod vendimtar ishte kartoni i kuq direkt i Diuf në mesin e pjesës së parë, me Milanin që shfrytëzoi epërsinë numerike dhe e zhbllokoi ndeshjen në të 34-tën me Zhiru.

Dudera riktheu barazpeshën për çekët, por Reijnders dhe Loftus-Çik vendosën Djallin në pozita komode. Goli i dytë i miqve me Shranz krijoi idenë se Slavia mund të evitonte humbjen, por në të 85-n, Pulisiç konkretizoi një prej aksioneve të pakta të Leao-s dhe vulosi pokerin. Me avantazhin e dy golave, Milani është më i qetë për ndeshjen e kthimit në Pragë, të enjten e 14 marsit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos