Porto eliminohet nga Roma, kualifikohet dhe Ajax

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2025, 10:22 | Futboll

Porto eliminohet nga Roma, kualifikohet dhe Ajax

Të enjten u mësuan të gjitha skuadrat që siguruan një biletë për në fazën e 1/8 në Europa League. Roma ka festuar kualifikimin teksa mundi 3-2 Porton në Olimpico pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Një përballje e bukur dhe e luftuar nga të dyja skuadrat me portugezët që kaluan të parët në avantazh me Agehova. Megjithatë fesat e portugezëve nuk zgjati shumë kur Paolo Dibala me dy gola të tij përmbysi shifrat në pjesën e parë.  

Fraksioni i dytë, nisi keq për miqtë kur Stefan Estakuio mori karton të kuq dhe la skuadrën për afro 40 minuta me një lojtar më pak. Nga kjo përfitoi Roma që realizoi dhe golin e tretë me Nikolo Pisili dhe çoi shifrat në 3-1.

Deri në fund portugezët bënë çmos për të bërë surprizën por goli në minutën e 96 nga Rensk nuk mjaftoi që të paktën ndeshja të shkonte në shtesë. 

Surpriza ishte Galatasaray që i ka dhënë lamtumirën Ligës së Evropës. Turqit nuk mundën të përmbysin humbjen 4-0 në Holandë dhe pas dy golave të pësuar, barazuan 2-2, duke u eliminuar nga kompeticioni.

Golat e Osimhen dhe Sallai ishin pa vlerë për turqit që rikthehen në shtëpi dhe tani fokusi është vetëm në Superligën turke. 

Ndërkohë Ajaksi edhe pse u mund 1-2 nga belgët e Unionit, u kualifikua më tej falë fitores 2-0 në ndeshjen e parë. Kevin Mekalister dhe Akipelu realizuan dy herë për miqtë në pjesën e parë ndërsa  holandezët shkurtuan diferencat me Tejlor  në minutën e 93 të shtesës. 

Sa  i perket ndeshjeve të tjera, një biletë për më tej mori Real Sociedad që mundi 5-2 Midtjylland, Twente u eliminua nga Bodø/Glimt, ndërsa Viktoria Plzen mundi 3-0 Ferencvarsosh dhe kalon në 16 skuadrat më të mira të Europa League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos