Kategoria Superiore, Vllaznia përballë Elbasanit, Dinamo synon fitoren me Laçin

Nga Erald Kodhelaj
20 Shkurt 2025, 15:16 | Futboll

Kategoria Superiore, Vllaznia përballë Elbasanit, Dinamo synon fitoren

Java e 26-të e Kategorisë Superiore do të nis këtë të premte me tre takime interesante. Pas 4 barazimesh radhazi, Dinamo synon të rikthehet sa më shpejt të fitorja në kampionat. Kryeqytetasit përballen me Laçin, një skuadër që në ndeshjet e fundit ka bere mjaft mirë.

Takimi do të luhet në orën 15:00 ne Elbasan. Ndërkohë po të premten, në fushë do të zbresin dhe Partizani e Vllaznia, shkruan A2 CNN.

Të kuqtë luajnë me Bylisin në Arenën e Demave, ndërsa shkodranët kanë një detyrë të vështirë përballë Elbasanit.

Dy takimet e tjera do të zhvillohen të shtunën Tirana që udhëton në Durrës ndërsa Skënderbeu pret Egnatian në Korçë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos