Pas Kilit, kundërshtari i radhës për Shqipërinë do të jetë Suedia, e cila u shkatërrua dje 5-2 nga Portugalia në duelin miqësor të zhvilluar në Guimaresh.
Dominimi u pa që në 45 minutat e para që portugezët i mbyllën me fitoren e pastër 3-0. Rafael Leaos, Nunes dhe Bruno Fernandesh bënë çdo gjë më të lehtë për Portugalinë. Edhe fraksioni i dytë ishte po i njëjtë. Trajneri Roberto Martinez aktivizoi dhe lojtarët që nuk kishin marrë shumë hapësira me kombëtaren portugeze.
Bruma dhe Ramos ishin autorët e dy golave të tjerë për Portugalinë, ndërsa suedezët shënuan thjeshtë për statistika me Gjokeres dhe Nilson duke mbyllur 90 minuta me rezultatin final 5-2.
Duelin e radhës miqësor, Portugalia do ta luajë me Slloveninë, ndërsa Suedia pret në shtëpi, kombëtaren shqiptare. (A2 Televizion)