Prag sezoni i ri, Partizani fiton testin ndaj Elbasanit

Nga Dea Kozma
7 Gusht 2026, 14:29 | Futboll

Partizani mundi me rezultatin 3-1 Elbasanin në miqësoren e zhvilluar në "Elbasan Arena''. Të kuqtë konfirmuan formën e mirë në prag të sezonit të ri, ndërsa verdheblutë treguan momente pozitive, pavarësisht humbjes.Albers Keko zhbllokoi rezultatin dhe mbylli pjesën e parë me rezultatin e ngushtë 1-0 . Edhe në fillimin e tyrë, kuqtë dyfishuan me Sidibe që u tregua i saktë nga 11 metërshi

Goli i vetëm për Elbasanin u realizua nga Ardit Nikaj në minutën e 55-të. që ngushtoi përkohësisht shifrat në 2 me 1.Për te vulosur fitoren demave mendoi Doumbia që realizoi një supergol dhe mbylli në këtë mënyrë testin e radhës në prag të sezonit të ri.

“Ishte një ndeshje miqësore edhe pse përballë kishim një ekip të mirë. Jam krenar pasi kam luajtur përballë trajnerit të Elbasanit Gvozdenovic.. Ishte emocion për mua të luanim me Elbasanin e tij, po ndërtojmë një ekip që synon titullin dhe besoj te suksesi. Merkato? Fillimisht, unë kam shumë besim te lojtarët aktual që kam dhe nëse do të kemi një afrim të ri...nëse do të na duhet.. do të flas me drejtuesit...”, tha Florin Bratu, trajneri i Partizanit

Skuadrat shqiptare po bëjnë përgatitjet e fundit. Ashtu siç është lajmëruar Kategoria Superiore do të ngrejë siparin në 22 gusht dhe në javën e parë, Elbasani udhëton në Laç ndërsa Partizani përballet me Teutën në shtëpi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos