Mohamed Salah është sulmuesi më i ri i Trabzonsporit. Egjiptiani mbërriti këtë të mërkurë në Turqi, ku u prit nga qindra tifozë , duke ndezur entuziazmin për transferimin e tij te klubi bardheblu.
Fëmijë e të rritur kishin lënë çdo angazhim për të pritur yllin egjiptian..
34-vjeçari zbriti në aeroport i veshur me fanellën e Trabzonsporit, ndërsa përshëndeti tifozët . ekipi kishte njoftuar një ditë më parë se marrëveshja me ish-sulmuesin e Liverpoolit ishte arritur ndërsa tani çdo gjë u zyrtarizua.
Salah vjen në Turqi si një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me klubin anglez. Ai i jep fund një epoke të lavdishme në Liverpool, ku kaloi plot nëntë sezone. Në total 34-vjeçari luajti 442 ndeshje, shënoi 257 gola dhe fitoi dy tituj kampion në Premier League, një Champions League si dhe një sërë trofesh të tjerë, duke u shndërruar pa dyshim në një nga legjendat e klubit anglez.
(A2 Televizion)