Pragndeshjet mes Çekinë dhe Ukrainën, Strakosha e Fetai: Janë dy finale

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2024, 11:53 | Futboll

Pragndeshjet mes Çekinë dhe Ukrainën, Strakosha e Fetai:

Në prag të grumbullimit të ekipit kombëtar për dy ndeshjet e vlefshme për Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës, portieri Thomas Strakosha dhe mesfushori Feta Fetai dolën këtë të hënë në një konferencë për media nga stadiumi ‘Air Albania’.

Feta Fetai u shpreh i gatshëm për të dhënë maksimumin ndërsa nënvizoi se ekipi e ka pritur shumë mirë së bashku me stafin teknik.

“A do të kem minuta nuk di ta them, e di stafi teknik. Nëse do të kem, do të jap maksimumin si në stërvitje, si në ndeshje. Jam i përgatitur si gjithmonë, edhe për klubin, edhe për Kombëtaren. Jam gati për çdo ndeshje. Nga ana e trajnerit, stafit teknik edhe lojtarët më kanë pritur shumë mirë. Më kanë dhënë besimin e duhur për të dhënë më të mirën. Sa i përket të ardhmes nëse do të jem epiqendra e ekipit, shpresoj të jem një prej tyre”, tha mesfushori.

Portieri Thomas Strakosha i vlerëson si dy finale ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës, ndërsa u shpreh se vetëm të përqëndruar ekipi mund t’ia dalë dhe të sigurojë vendin e parë në grup.

“Besoj në Çeki ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të keqe në dy vitet e fundit. Nuk u futëm në fushë siç duhet. Pësuam gol në minutat e para. Nuk luajtëm mirë në 20 minutat e para, pra vetëm më mirë duhet të bëjmë se më keq jo. Duhet të përqendrohemi më shumë dhe të futemi mirë në fushë që në minutat e para. Kemi dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë edhe mendoj që jemi të gjithë të përgatitur mirë. Kemi mungesa apo jo, do të japim maksimumin dhe do t’ja dalim”, u shpreh Strakosha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos