Premier League, City në krizë, leksion nga Tottenham në “Etihad stadium”

Nga Dea Kozma
24 Nëntor 2024, 11:37 | Futboll

Premier League, City në krizë, leksion nga Tottenham në

Manchester City në një krizë totale. Skuadra e Guardiolës u shkatërruar 4-0 nga Tottenham në “Etihad Stadium'' duke regjistruar kështu humbjen e pestë radhazi në të gjitha kompeticionet për City. Protagonisti kryesor i takimit ishte padyshim Maddison, i cili realizoi dy gola brenda shtatë minutash . Pas kësaj, qytetarët u cekulibruan tërsisht dhe në fillim të pjesës së dytë, Tottenham shënoi edhe golin e tretë, me Porro.  Erling Haland e ndali vetëm traversa për të ngushtuar diferencat ndërsa në minutat shtesë, Johnson përfundoi një aksion të bukur të Werner, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-0 për Tottenham.Një disfatë e hidhur kjo për Qytetarët që tani rrezikojnë të mbeten 8 pikë larg Liverpool dhe vetëm një pikë mbi Arsenal dhe Chelsea ndërsa Tottenham afrohet me 3 pikë nga vendet e Champions League.

Në ndeshjen tjetër Chelsea bëri detyrën duke fituar 2-1 ndaj Leicester. Londinezët dominuan me Jackson që shënoi në minutën e 15-të. Në pjesën e dytë, Enzo Fernandez dyfishoi shifrat duke ia bërë dhe më të thjesht fitoren Chelsit. Vendasit arritën të shënonin vetëm në fund nga pika e penalltisë, por vetëm kaq nuk mjaftoi. Aktualisht Chelsea vendin e tretë me 22 pikë, ndërsa Leicester mbetet në vendin e parafundit me vetëm 10 pikë.

Edhe Arsenal i dha një mësim të mirë Nottingahm Forest teksa e mundi atë me rezultatin e pastër 3-0. Saka zhbllokoi shifrat në minutën e 15-të ndërsa Partey që u fut si zëvendësues, shënoi golin e dytë në minutën e 52-të. Edhe pas kësaj, topçinjtë mbetën në sulm duke shënuar dhe të tretin në minutën e 86-të. Pas këtij suksesi, Arsenal ngjitet në vendet e Champions League ndërsa Nottingham bie në vendin e gjashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos