Supersfida e javës së 13-të në Serie A Milan-Juventus nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në San Siro. Një ndeshje pa emocione dhe spektakël me dy skuadrat që prodhuan pak raste për gola. Në pjesën e parë kuqezinjtë provuan me Moratën dhe pas tij Emerson Royal, por asnjë goditje nuk kishte rrezik në portën e Zonjës së Vjetër. Edhe në fraksionin e dytë, historia ishte po e njëjtë.Fofana tentoi goditjen nga distanca, por pa saktësi.
Kaq mjaftoi që dy ekipet të ndanin pikët me njëra-tjetrën. Pas këtij rezultati, Juventus mban distancën e njëjtë me Milanin dhe ruan pozitën mes ekipeve kryesuese ndërsa për kuqezinjtë ky barazim ka shijen e humbjes pasi kreu tani duket akoma dhe më larg.
Atalanta nuk e diskutoi fitoren ndaj Parmës duke e mundur atë 3-1 në transfertë. Bergamaskët kaluan në avantazh që në minutën e katërt me Retegui ndërsa pas tij po në pjesën e parë Ederson dyfishoi shifrat.Me fillimin e fraksionit të dyta Parma ngushtoi diferencat derisa Lookman shënoi dhe golin e tretë dhe hipotekoi 3 pikët për Atalantën
Më herët Inter nuk kishte mëshirë ndaj Veronës duke e mundur atë me rezultatin e pastër 5-0.Një ndeshje pa histori kjo për zikaltërit që dominuan dhe nuk i lanë hapësira vendasve. Me Asllanin titullar për 90 minuta, ekipi i Inzaghit hapi festivalin e golave me Korrea. Pas tij Thuram dy herë, ndërsa De Vrij dhe Bisseck e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 5-0. (A2 Televizion)