Rikthehet Kategoria Superiore. Vllaznia pret Teutën, Dinamo përballet me Skënderbeun

Nga Dea Kozma
22 Nëntor 2024, 14:59 | Futboll

Rikthehet Kategoria Superiore. Vllaznia pret Teutën, Dinamo përballet

Pas kombëtares, kjo fundjavë rikthen futbollin shqiptar me ndeshjet e javës se 14. Takimet do të ndahen mes të shtunës dhe të dielës.

Në 23 nëntor, Vllaznia pret Teutën në shtëpi. Ekipi i Brdariç e ka kthyer “Loro Boriçin”, në një fortesë kuqeblu pasi këtë sezon nuk kanë njohur humbje në shtëpi. Ndërkohë, për durrsakët statistikat janë kundër në Shkodër, pasi nuk fitojnë prej 4 vitesh. Megjithatë, përtej kësaj, çdo ndeshje ka një tjetër histori. Tekniku Edi Martini kërkon që ta kthejë skuadrën në pretendente për “Final 4”, ndonëse detyra deri në fund do të jetë shumë e vështirç.

Bregdetarët i kanë të gjithë në dispozicion, ndërsa kuqeblutë bëjnë llogaritë pa Krymin, ndërsa rikthehet mesfushori tjetër Ardit Deliu. 

“Kemi motivimin maksimal... Duhet të fokusohemi, jemi ekip i fortë dhe duhet t’i tregojmë vetes dhe tifozëve që e kemi ndeshjen në kontroll për 90 minuta. Të gjitha mesazhet nga Teuta janë të çuditshme pasi të gjithë duan 3 pikët, jam i lumtur se do të takoj Martinin dhe Krujën nesër, ky i fundit është shumë i rëndësishëm për Teutën. Ata kanw përgatitjen më të mirë fizike në kampionat dhe mezi pres të luajmë. Sigurisht, nuk ka rezultat tjetër, por vetëm fitore”, tha Brdariç.

Ndeshje e bukur është dhe ajo mes Skënderbeut dhe Dinamos në Korçë. Dy ekipe me pretendime të ndryshme, por të dyja do të luftojnë vetëm për 3 pikë. Tre takimet e tjera do të luhen ditën e dielë. Spikat Elbasani-Tirana në orën 17:00, ndërkohë Egnatia udhëton në Ballsh, ndërsa Partizani pret Laçin në shtëpi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos