11 gola në Superligën turke, Rey Manaj gati të thyejë rekordin e transferimeve

Nga Erald Kodhelaj
7 Shkurt 2024, 17:58 | Futboll

11 gola në Superligën turke, Rey Manaj gati të thyejë

Me 15 gola të shënuar në të gjitha aktivitetet, nga të cilat 11 në Superligën turke, Rey Manaj është padyshim futbollisti më në formë i Kombëtares.

Paraqitjet e tij nuk i kanë shpëtuar syrit të klubeve nga ligat e mëdha europiane, por te Sivasspori nuk kishin ndërmend të hiqnin dorë në mes të sezonit.

Sipas zëdhënësit të skuadrës turke, Gokhan Karagol, Manaj do të thyejë rekordin e transferimeve të klubit, që mbahet nga Konak, i cili u shit te Brajtoni në Angli për 4.5 milionë euro.

“Për Manaj vazhdojmë të marrim oferta, megjithatë i kemi refuzuar sistematikisht, duke shtyrë gjithçka për në fund të sezonit. Pas Kampionatit Europian presim që Manaj të thyejë rekordin e klubit për sa i takon shitjeve”, tha zyrtari i Sivasspor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos