
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas ndeshjes së Kombëtares me Anglinë dhe pas kualifikimit të Shqipërisë në fazën Play Off të Botërorit 2026.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se kombëtarja shqiptare ishte e barabartë për 70 minuta me një superfuqi si Anglia, shkruan A2 CNN.
Shefi i Ekzekutivit thotë gjithashtu se skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit.
“FALEMINDERIT! Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit
Tani pllei ofi
FORCA SHQIPËRI”, ka shkruar Rama. (A2 Televizion)
