
Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i ka dhënë ndihmën e shpejtë një tifozeje pranë stadiumit Air Albania, ku Kombëtarja shqiptare po zhvillon ndeshjen me Anglinë.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se tifozja kishte rënë në gjendje pa ndjenja, ndërkohë që i ka shkuar në ndihmë Çuçi.
Kujtojmë se ndeshja e sotme e Kombëtares shqiptare me Anglinë zhvillohet për eleminatoret e Botërorit 2026.
Anglia e ka siguruar me kohë kualifikimin në Botëror, ndërkohë që Kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohej në Play-Off, pas fitores së arritur në ndeshjen me Andorrën.
View this post on Instagram
