
Autoriteti Portual i Vlorës ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të motit që pritet të ndodhë në ditët në vijim, është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda Gjirit të Vlorës në det të hapur.
Sipas njoftimit, ky ndalim do të nisë duke filluar nga ora 23:00 datë 16.11.2025 deri në datë 19.11.2025 në orën 08:00, shkruan A2 CNN.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Njoftimi i plotë i Autoritetit Portual të Vlorës:
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 16-17-18-19.11.2025
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 16-17-18-19.11.2025 duke filluar nga ora 23:00 datë 16.11.2025 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, është kërkuar :
1.ËSHTË NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT DUAN TË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS NË DET TË HAPUR, DUKE FILLUAR NGA ORA 23:00 datë 16.11.2025 deri në datë 19.11.2025 në orën 08:00.
2.DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DETARE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3.ME QËLLIM PARANDALIMIN E ÇDO SITUATE TË PAPRITUR PËR SHKAK TË KUSHTEVE ATMOSFERIKE, KËRKOJMË BASHKËPUNIMIN E TË GJITHË SUBJEKTEVE DHE INSTITUCIONEVE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NË FUSHËN E DETARISË PËR TË MARRË TË GJITHA MASAT E NEVOJSHME PËR SIGURIMIN E MJETEVE NË PORT DHE RRITJE E GADISHMERISË SË EKUIPAZHIT NË MJETET LUNDRUESE.
4.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
5.PËRMIRËSIMI I SITUATËS HIDROMETEOROLOGJIKE TË PËRKEQËSUAR TË PARASHIKUAR PËR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT DO TË JETË MBAS ORËS 08:00 TË DATËS 19.11.2025. (A2 Televizion)
