Kombëtarja Shpresa ka pësuar humbje të papritur në ndeshjen e dytë miqësore që zhvilloi në mars, teksa është mposhtur nga Luksemburgu U21.
Në një sfidë ku në fushën e lojës kishte shumë lojtarë nga Superiorja, por edhe një futbollist si Feta Fetai, Shqipëria nuk ia doli të dominonte dhe u ndëshkua në pjesën e dytë nga goli i Dideira, shkruan A2.
Më pas, Shqipëria u mundua të krijonte diçka në sulm, por pa sukses, ndërsa në fund rrezikoi disa herë edhe të pësonte gola të tjerë.
Në miqësoren e parë të luajtur në mars, Shpresat barazuan 0-0 me Greqinë.
(A2 Televizion)