Real Madrid shkatërroi 3-0 Cadiz në takimin e vlefshëm për javën e 14-të në La Liga.
"Galaktikët" nuk e vendosën në asnjë moment në diskutim fitoren duke dominuar për 90 min.
Madrilenët shënuan në minutën e 14-të me Rodrygon. Por klasi i brazilianit nuk u ndal me kaq. Në pjesën e dytë, ai kompletoi dopietën e tij, pasi kaloi gjithë mbrojtësit e dërgoi topin në rrjetë.
Për të hipotekuar fitoren, mendoi Juud Bellingham që me të majtën e tij shënoi dhe golin e tretë dhe mbylli takimin me fitoren e pastër 3-0.
Pas këtij suksesi, Reali ngjitet në krye të La Ligas me 35 pikë, duke lënë pas Gironan me një pikë më shumë, ndonëse këta të fundit kanë një ndeshje më pak. (A2 Televizion)