Kombëtarja shqiptare, pas fitoreve në miqësoren me Gjilbratarin dhe në ndeshjen zyrtare me Letoninë në shtator, ka ngjitur disa pozicione në renditjen e FIFA-s.
Nga vendi i 68, kuqezinjtë tashmë renditen në vendin 66, shkruan A2.
Ndërkohë, Kosova ka arritur pozicionin më të lartë në histori që nga viti 2016. Falë fitores kundër Suedisë në kualifikuese, Kosova është ngjitur nga vendi i 95 në vendin e 91.
Renditjen e FIFA-s e kryeson Spanja, e ndjekur nga Franca, Argjentina, Anglia dhe Portugalia. (A2 Televizion)