Apeli i Posaçëm lë në fuqi “ndalimin e daljes jashtë shtetit” për Ballukun, “pezullimi” do të shqyrtohet pasi të shprehet Kushtetuesja

Nga Armand Bajrami
18 Dhjetor 2025, 15:44 | Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi “ndalimin e daljes

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masat e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, raporton A2 CNN.

Për masën “pezullim nga detyra”, gjykata vendosi të pezullojë shqyrtimin derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Vendimi për pezullimin e Ballukut u pezullua nga Kushtetuesja, deri në shqyrtimin e kërkesës së dorëzuar nga Këshilli i Ministrave.

Balluku është marrë e pandehur për një tender që lidhet me tunelin e Llogarasë, ndërsa po hetohet edhe për disa lote të ndërtimit të unazës së madhe të Tiranës. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetes për zv.kryeministren për të dhe dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos