Bayern dhe Harry Kane mposhtin bindshëm kampionët e Botës

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 08:17 | Futboll

Bayern dhe Harry Kane mposhtin bindshëm kampionët e Botës

Bayern Munchen ka fituar 3-1 ndaj Chelsea, ekipit kampion bote për klube në fuqi, në ndeshjen e parë të Champions League.

Gjermanët kaluan në avantazh me një autogol nga Chalobah (20') e pastaj dyfishuan shifrat me penalltinë e Harry Kane (27'), shkruan A2.

Cole Palmer rihapi sfidën në minutën e 29, duke i kthyer interesin përballjes.

Në pjesën e dytë, Kane përfitoi nga një pasim i gabuar mbrapa i Malo Gusto për të shënuar golin e tretë dhe për të vulosur sfidën.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos