Inter “ringjallet” në Champions

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 08:26 | Futboll

Inter “ringjallet” në Champions

Pas dy humbjeve radhazi në Serinë A, Interi është kthyer te fitorja në ndeshjen e parë të Champions League.

Zikaltërit fituan në transfertë 0-2 ndaj Ajax, me dy gola të shënuar nga Marcus Thuram, në minutat 42 dhe 47.

Ajax u tregua disa herë i rrezikshëm, por portieri Sommer bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke shmangur prekjen e rrjetës.

Debutim shumë i mirë në Champions League edhe për sulmuesin e ri të Interit, Pio Esposito, i cili luajti 90 minuta të plota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos