Tragjedi në Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 15:08 | Futboll

Tragjedi në Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e

Një ngjarje e rëndë ka goditur futbollin serb dhe klubin e madh të Crvena Zvezdës. Ish-kapiteni dhe mesfushori i kombëtares serbe, Dejan Milovanović, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare gjatë një ndeshjeje mes veteranësh në Beograd.

Sipas mediave vendase, Milovanović ishte duke u përgatitur të ekzekutonte një goditje nga këndi kur papritur humbi ndjenjat dhe u rrëzua në fushë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, ai nuk mundi të shpëtohej, duke u raportuar si viktimë e një dyfishtë infarkti.

Klubi i Crvena Zvezdës reagoi me një mesazh ngushëllimi: “Dejan ishte më shumë se një futbollist. Një djalë i rritur në akademinë tonë, kapiten dhe mik i madh, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme te bashkëlojtarët dhe tifozët. Ai do të mbahet mend si një njeri i gëzuar, i përkushtuar dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmojë. Largimi i tij i parakohshëm ka krijuar një boshllëk të madh në familjen tonë,” thuhet në komunikatën e klubit, shkruan A2 CNN.

Milovanović, që kishte kaluar të gjitha grupmoshat e Crvena Zvezdës, pas mbylljes së karrierës aktive kishte vijuar të ishte pjesë e aktiviteteve të klubit së bashku me veteranët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos